22:40 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / Gj. Sh

Tifozët e Llapit vendosin flamurin e Kosovës në autobusin e skuadrës së Buducnostit

Tifozët e Llapit ishin në numër shumë të madh sonte në stadiumin ‘’Fadil Vokrri” për ta përkrahur skuadrën e zemrës në ndeshjen ndaj Buducnostit, shkruan Indeksonline.

Përveç spektaklit që dhuruan në tribuna, ‘’Legjendat’’, kanë bërë një gjest simbolik te autobusi i skuadrës mysafire, duke vendosur para flamurin e Kosovës.

Por sigurimi i ndeshjes ka reaguar menjëherë dhe e ka larguar flamurin e Kosovës nga autobusi.

Ndeshja mes Llapit dhe Buducnostit përfundoi me rezultat 2-2./Indeksonline/