18:10 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tifozët e Manchesterit e ‘mallkojnë’ Chong-un për huqjen e vitit

Manchester United është në disavantazh 1-2 kundër Astanas në kuadër të Ligës së Evropës.

Djajtë kaluan në epërsi në pjesën e parë me golin e Jesse Lingard.

Ndërsa në pjesën e dytë mesfushori Tahith Chong pati rast të jashtëzakonshëm për të shënuar golin e dytë, por gjuajti jashtë portës.

Vetëm 30 sekonda më pas Astana barazoi rezultatin përmes Dmitri Shomkos.

Ironikisht ekipi nga Kazakistani kaloi në epërsi me autogolin e mbrojtësit të Manchester United, Bernard.

Shikoni videon e rastit të humbur nga Chong.