18:16 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tifozët e Manchesterit me peticion, kërkojnë largimin e tre futbollistëve

Manchester United kaloi një sezon të vështirë, ku përveç se ndryshoi trajnerin nuk arriti të siguroj një vend për në Ligën e Kampionëve.

Tifozët janë të pa kënaqur me skuadrën dhe me disa prej lojtarëve në veçanti, shkruan Indeksonline.

Ata kanë hapur një peticion për largimin e Ashley Young, Phil Jones dhe Chris Smailling nga skuadra.

Kërkesa është postuar në një faqe të internetit derisa deri tani janë mbledhur 3100 nënshkrime. /IndeksOnline/