Tifozët e Milanit i shkruajnë Berat Xhimshitit: Allahile jepe ndonjë autogol!

Skuadra e Milanit ndeshjen e fundit për këtë sezon do ta ketë ndaj Atalantës me 23 maj.
Milanit i duhet fitorja në këtë takim për të qëndruar në top treshen e skuadrave që shkojnë në Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline
‘Rossonerët’ kanë pikë të barabarta me Napolin e një pikë më shumë se Juventusi.
Por, para kësaj ndeshje, tifozët shqiptarë të Milanit e kanë ‘bombarduar’ me shkrime mbrojtësin e ‘çelikt’ të Atalantës, Berat Xhimshitin, duke i shkruar që të bëjë ndonjë autogol që Milani të jetë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

