75 Mall Live Search
14:40 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tifozët e Milanit në lot, futbollisti i tyre feston, duke i cakërruar gotat

Milani dje pësoi njërën nga humbjet më të mëdha në histori të klubit. Rosonerët u mposhtën nga Atalanta me rezultat 5-0.

Tifozët e skuadrës janë parë shumë të mërzitur dhe të turpëruar për këtë humbje që nuk iu ka ndodhur që nga viti 1998.

Por lojtarët e vazhduan normalisht jetën e tyre jashtë fushave, duke mos marrë aspak përgjegjësi për situatën.

Leao është parë menjëherë në një mbrëmje, duke cakërruar gotat me disa miq.

Kjo ka irrituar tej mase tifozërinë kuq e zi, që pas historisë mbetet vlera e fundit që i ka mbetur Milanit. /IndeksOnline/