75 Mall Live Search
15:00 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / C E

Tifozët e Milanit “pushtojnë” Italinë, i kanë bllokuar edhe stadiumet mysafire

Forma e mirë e Milanit këtë sezon ka ngjallur interes të madh edhe te tifozët që kanë qenë me numrin më të madh në tribuna gjatë këtij sezoni në Serie A.

Rosonerët janë duke shkuar drejtë titullit të 19-të në histori dhe tri ndeshjet e fundit janë vendimtare, shkruan Indeksonline.

Në ndeshen e ardhshme si mysafir të Veronas, nga 31 mijë vende sa ka stadiumi “Bentegoti”, 16 mijë priten të jenë tifozë të Milanit.

Ndeshja përballë Atalantës në “San Siro” do të jetë e gjitha kuq e zi. Të gjitha biletat e kësaj ndeshje janë shitur për vetëm 24 orë.

Në javën e fundit, ku nëse gjërat shkojnë mirë për Milanin, kundër Sassuolos pritet një “pushtim” prej 50 mijë tifozëve kuq e zi edhe pse stadiumi ka vetëm 21 mijë vende.

Skenari më i mirë për rosonerët është një gabim i Interit në dy javët e ardhshme në mënyrë që titulli të festohet në “San Siro”, pikërisht kundër Atalantës. /IndeksOnline/