75 Mall Live Search
08:45 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tifozët e ofenduan rëndë, Emery i del në mbrojtje Granit Xhakës

Arsenali mposhti Aston Villan me rezultat 3-2 në ndeshjen e Premierligës.

Tifozët vendas patën një reagim të quditshëm ndaj kapitenit Granit Xhaka, derisa ky i fundit po zëvendësohej.

Ata bënë brohoritje ironike që përshëndeten zëvendësimin e mesfushorit shqiptar.

Por trajneri, Unai Emery i ka dalë në mbrojtje Xhakës, shkruan Indeksonline.

“Mendimi im është që ne kemi nevojë për tifozët tanë dhe ne kemi nevojë për mbështetësit tanë që ndihmojnë secilin lojtar,” tha ai.

“Sot e zëvendësova sepse ai luajti 90 minuta të enjten. Unë preferova një lojtar të freskët. Por për mua ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne.

“Ai ka një angazhim të madh këtu. Jam i sigurt se ai do të arrijë gjërat më të mira. Ne jemi profesionistë. Ai është një lojtar me përvojë.

“Ai e di se ne ndonjëherë jemi kritikuar. Ne duhet të jemi të pjekur dhe të vazhdojmë të punojmë. Unë do të mbështes atë. Ai është një lojtar i mirë”, ka thënë trajneri për Granit Xhakën. /IndeksOnline/