75 Mall Live Search
18:12 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tifozët e Partizanit protestojnë para ambasadës së Malit të Zi, bëjnë thirrje fyese për Gjukanoviqin

Huliganët e klubit nga Beogradi, Partizani, kanë protestuar para ambasadës malazeze në kryeqytetin e Serbisë.

Ata kanë bërë thirrje fyese kundrejt presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, transmeton Indeksonline.

Kjo protestë u organizua për të përkrahur serbët që jetojnë në Malin e Zi, të cilët po protestojnë kundër një projekt-ligji për komunitetet fetare.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur përplasje në kuvendin malazez kundër këtij ligji.

Po ashtu banorët e komunitetit serb kanë bërë protesta dje, duke bllokuar qarkullimin në disa rrugë./Indeksonline/