Tifozët e Pejës ngrisin një pankartë me ofendime për Trepçën

Ka filluar ndeshja e katërt finale mes Pejës dhe Trepçës.
Tifozët e Pejës kanë ngritur një pankartë me ofendime për Trepçën, raporton Indeksonline.
“Mitrovica osht shqypni.. Shumart t’lindun për tradhëti”, shkruan në pankartë.

Mitrovicasit janë duke udhëhequr 2:1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, ku e pret Golden Eagle Ylli.
Takimi i sotëm pritet gjithashtu të jetë interesant, me verdhezinjtë, që do të mundohen të barazojnë serinë gjysmëfinale në 2:2 dhe mitrovicasit që duan të kualifikuan në finale pas një dekade.