75 Mall Live Search
23:57 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tifozët e PSG me kore kundër Neymar

Zërat e fundit në merkato, kanë acaruar tej mase tifozët e PSG-së, të cilët nuk e duan në skuadër Neymar.

Mbrëmjen e sotme, teksa kampionët në fuqi të Francës, ishin duke u përballur me Nimes, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Ligës 1, tifozët parisienë kanë shpërthyer në kore ofenduese ndaj brazilianit.

“Nejmar bir k***”, ishte kori më i zakonshëm që pushtoi stadiumin, ndërkohë që nuk munguan as banderolat “Neymar largoi”.

Tashmë duket e qartë,  që e ardhmja e yllit brazilian do të jetë larg kryeqytetit francez. Destinacioni i tij i mundshëm është Spanja.