18:24 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tifozët e PSG-së e “kallin” qytetin e Mançesterit para ndeshjes së Champions League

Tifozët e PSG-së kanë marshuar nëpër qendër të qytetit të Mançesterit me fishekzjarrë të ndezura para ndeshjes së Ligës së Kampionëve që zhvillohet në “Old Traford”.

Kampionët e Francës do të takohen me Manchester United për ndeshjen e rundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve, shkruan Indeksonline.

Ata marshuan duke kënduar këngë dhe duke tundur fishekzjarrët e tyre derisa kalonin në rrugën e tyre në “Hard Rock” në qendër të qytetit.

Policia e qytetit ishte e gatshme të reagoj në këtë rast. /IndeksOnline/