Tifozët e Real Madridit kërkojnë largimin e Eden Hazardit: Ai s’ka ndjenja për klubin tonë!

Real Madridi mbrëmë u eliminua nga UEFA Champions League, pasi u mposht nga Chelsea me rezultat 2-0 (3-1 i përgjithshmi).
Disa pamje në fund të ndeshjes, nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve të Real Madridit. Është Eden Hazard i cili pas ndeshjes qeshte dhe bënte shaka me ish-bashkëlojtarët e tij, Kurt Zouma dhe Cesar Azpilicueta, shkruan IndeksOnline
Eden Hazard was happy for Chelsea ?
— ESPN FC (@ESPNFC) May 5, 2021
(via @btsportfootball)pic.twitter.com/MimWLtQkzF
Duke u bazuar në këto pamje, tifozët e Real Madridit kërkojnë largimin e belgut me pretekstin se aj s’ka ndjenja për klubin madrilen.
Kujtojmë që anësori i Kombëtares së Belgjikës u transferua në ‘Santiago Bernabeu’ mbi 150 milionë euro./IndeksOnline/
Eden Hazard’s reaction after losing the #UCL semi final ? ? pic.twitter.com/JvdAa1ahBn
— talkSPORT (@talkSPORT) May 5, 2021