75 Mall Live Search
10:17 / E Hënë, 16 Mars 2026 / G T

Tifozët e Real Madridit në festë, dy yje hipin në aeroplan për në Mançester… pjesë e listës

Skuadra e Real Madridit nesër e luan ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Cityt, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në aeroplanin e nisur nga Madridi për në Mançestër, janë edhe dyshja: Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, shkruan Indeksonline

Të dy lojtarët munguan në ndeshjen e parë, dhe nuk ishte as në plan që të riktheheshin për ndeshjen e nesërme.

Megjithatë, nesër – të dy janë gati për t’u përballur ndaj Manchester Cityt.

Kujtojmë që ndeshja e parë ishte mbyllur me fitore 3:0 të ekipit madrilen./Indeksonline/

Image