22:11 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tifozët e River Plates shfrytëzojnë fëmijët për t’i futur në stadium mjetet piroteknike

Ndeshja e dytë në kuadër të ‘Copa Libertadores’ mes River Plate dhe Boca Juniors ka sjellur skena tronditëse.

Më herët dolën pamje të autobusit të Boca Juniors i cili u thye me gurë nga tifozët e Riverit, të cilët poashtu hudhën brenda tij gaz lotsjellës.

Pas atij akti shëmtues shoferi i autobusit të Bocas ka humbur ndjenjat, ndërsa poashtu janë lënduar disa futbollistë.

E në Tëitter është publikuar një tjetër sekuencë interesante.

Aty shihet se si një vogëlusheje i ngjiten për trupi mjetet piroteknike, për t’i futur ato në stadium. Kjo për shkak që fëmijët nuk kontrollohen nga sigurimi. /IndeksOnline/