Tifozët e Romës blejnë të gjitha bilatet e finales brenda pak orëve

Pasi fioi Conference League sezonin e kaluar, suadra e Romë këtë sezon ka siguruar finalen e Europa League.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho, në finale do të luaj kundër Sevillas, në ndeshjen e cila do të zhvillohet më 31 maj në “Puskas Arena” të Budapestit, shkruan IndeksOnline.
Roma ka pasur mbështetje të madhe gjatë këtij sezoni nga tifozët e saj, ku stadiumi Olimpicon ka qenë i tejmbushur në të gjitha ndeshjet.
Ky interesim nga tifozët romak po vazhdon të jetë edhe për ndeshjen finale të Europa Leageu.
UEFA në mengjes ka nxjerrë në shitje përmes platformës ”online” bilatat për ndeshjen finale ku 15.000 bileta do ti takojnë skuadrës së Romës.
Brenda pak orëve ky numër i biletave është shitur, ku në kodin e vendosur në dispocion nga UEFA për të rezervuar biletë, kërkesat kanë arritur deri në 50.000./IndeksOnline/