75 Mall Live Search
12:40 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / A. A

Tifozët e San Marinos i drejtohen UEFA-s: Mund të na bllokoni videon, por s’mund të na ndalni gëzimin

San Marino shënoi golin e parë pas gati dy vitesh në miqësoren kundër Kosovës në Prishtinë.

Gëzimi i tifozëve të San Marinos ka qenë i jashtëzakonshëm.

Në rrjetin social Twitter ka pasur një seri të reagimeve nga faqja e tifozëve.

Megjithatë, videoja e golit është bllokuar nga UEFA për shkak të drejtave autoriale dhe nuk ka munguar reagimi i tifozëve.

“UEFA nuk e ka vlerësuar këtë tweet. Ata mund ta bllokojnë videon, por s’mund të na marrin gëzimin” shkruhet në llogarinë e tifozëve.

/Indeksonline/