Tifozët e skuadrës çeke me mesazhe nacionaliste kundër Kosovës
Në Çeki është zhvilluar ndeshja e kampionatit vendës midis Liberec-it dhe Sparta Prague-s.
Vendësit fituan këtë ndeshje me rezultat 3-1, edhe pse mysafirët ishin favoritë në letër, shkruan Indeksonline.
Por Sparta përveç që mori humbjen bëri edhe një skandal që mund t’i kushtojë shumë.
Tifozët mysafirë shpalosën një baner ku shihet harta e Kosovës me flamurin e Serbisë në mes.

FIFA dhe UEFA njëzëri i kanë paralajmëruar se do të marrin masa strikte për të gjithë ata që provokojn me motive politike dhe racore. /IndeksOnline/
