Tifozët e Slovan Bratislaves me banere kundër Kosovës
Feronikeli është mysafir i Slovan Bratislavës në ndeshjen e rrethit të tretë të Europa League.
Kampionët e Kosovës janë në disavantazh 1-0 pas një goli të pësuar në fillim të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Tifozët vendas kanë zbuluar banere me shkrime kundër Kosovës, ku shihet harta e Republikës tonë me flamur të Serbisë.
Kujtojmë se trajneri dhe dy futbollist nuk pranuan të luajnë në këtë ndeshje pasi që janë nga Serbia. /IndeksOnline/
