75 Mall Live Search
19:46 / E Diele, 19 Shtator 2021 / C E

Tifozët e Trepçës sulmojnë basketbollistin malazez të Prizrenit

Është zhvilluar ndeshja e Superligës së basketbollit të Kosovës në mes të Trepçës dhe Prizrenit -16.

Skuadra nga Mitrovica fitoi këtë sfidë me rezultat 97-90, shkruan Indeksonline.

Një ndeshje të nxehtë dhe me shumë emocion e ka prishur një sulm fizik që ka ndodhur ndaj një basketbollisti të Prizrenit.

Malazezi Ivan Koljevic është sulmuar nga disa tifozë të Trepçës në Palestrën Minatori.

Indeksonline ka siguruar disa fotografi të lëndimit të 37 vjeçarit.

Koljevic ishte një nga më të mirët në parket me 25 pikë e 9 asistime. /IndeksOnline/