75 Mall Live Search
23:27 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / C E

Tifozët e Vushtrrisë në protestë masive, kërkojnë largimin e kryetarit të klubit

Tifozeria e Vushtrrisë, “Forca”, kanë protestuar sot masivisht ndaj kryetarit të Klubit të Futbollit Vushtrria, Bajrush Kajtazi.

Në fotot e publikuara nga kjo tifozeri, shihet numër i madh i protestuesve.

Sipas Forcës, në orët e mbrëmjes, gjatë shpërndarjes, pati edhe arrestime nga policia, shkaku i thyerjes së rregullave të pabdemisë Covid 19.

Forca po kërkon largimin e kryetarit Kajtazi.

Ky është njoftimi i tyre:

TË NDERUAR QYTETARË TË VUSHTRRISË

Fillimisht ju falemnderojmë nga zemra që keni gjetë kohë të përgjigjeni ftesës sonë në një numër kaq të lartë, ku si pasojë erdhi te intervenimi i policisë (me direktiva nga lartë) duke na kërkuar që të shpërndahemi sepse gjoja jemi duke i thyer rregullat e masave antiCovid-19.

Gjatë shpërndarjes padrejtësisht pati edhe arrestime, ne jemi të bindur që krejt kjo është fushatë e orkestruar nga lartë me qëllim për të na friksuar, por ne për asnjë çmim nuk do të zmbrapsemi, do të vazhdojmë me protesta, në qoftë se kërkesat tona nuk do të merren në konsideratë atëherë si alternativë e fundit do të jetë bllokimi i stadiumit nga ana jonë dhe nuk do të ketë asnjê aktivitet brenda stadiumit!

Prandaj kërkojmë që përgjegjësi Bajrush Kajtazi të largohet pa asnjë kusht, kërkojmë nga kryetari i komunës që sa ma shpejtë të marrë masa që klubi t’i kthehet qytetit!

SKA MU NAL

SKA MU DORËZU

KLUBI ËSHTË I QYTETIT