75 Mall Live Search
11:27 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / B O

Tifozët gjermanë sulmojnë autobusin ku ndodhej Amir Rrahmani

Autobusi i Napolit është sulmuar dje nga një grup tifozësh gjermanë. Në autobus ndodhej edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrrahmani.

Ngjarja ka ndodhur në Salerno ku ndodhej një grup i tifozëve të Eintracht Frankfurtit.

Autobusi është gjuajtur me mjetet shpërthyese por për fatin e mirë asnjëri nga futbollistët nuk është lënduar.

Policia ka arrestuar disa gjermanë për sjellje të dhunshme para lojës së sotme.

Napoli ka avantazh prej 2 golash nga ndeshja e parë dhe nuk pritet të ketë punë të vështirë për të arritur kualifikimin./Indeksonline/