20:17 / E Diele, 12 Qershor 2022 / C E

Tifozët grek provokojnë në tribuna, shpalosin hartën e Kosovës me flamurin serb

Ende pa filluar ndeshja, tifozët grek kanë filluar të provokojnë.

Në  stadiumin “Panthessaliko”, grekët kanë shpalosur flamurin serb dhe hartën e Kosovës me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Kjo parullë është edhe duke u kënduar nga grekët e pranishëm në drejtim të tribunave ku po qëndrojnë “Dardanët”.

FOTO: Blerim Uka

Raste të tilla kanë ndodhur shpesh në stadiumet e Evropës, por fatkeqësisht UEFA është shumë selektive në këto raste.

Kujtojmë se Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur realitetin e Kosovës. /IndeksOnline/

FOTO: Blerim Uka