Tifozët grek sulmojnë “Dardanët”, policia po bën presion ndaj tifozëve tanë

Po vazhdojnë tensionet në Volos, ku po zhvillohet ndeshja në mes të Greqisë dhe Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Gjatë pushimit në mes të dy pjesëve, ka pasur konfrontim fizik me grekët që po vazhdojnë të provokojnë dhe gjuajnë vazhdimisht.

Tifozët grek kanë hyrë nga një pjesë tjetër për t’i sulmuar tifozët e Kosovës.
Në anën tjetër, Policia në vend se t’i ndal tifozët që po sulmojnë po bëjnë presion ndaj “Dardanëve” duke u futur madje në pjesën e tyre. /IndeksOnline/


