Tifozët i kërkojnë të qëndrojë te Reali, Modric emocionohet gjatë festës së titullit

Luka Modric do të largohet nga Real Madridi pas përfundimit të sezonit.
Mesfushorit kroat i skadon kontrata me 30 qershor dhe ka vendosur për të mos e rinovuar, shkruan IndeksOnline.
Sot gjatë festës së titullit të kampionit, tifozët e Real Madridit i kanë kërkuar Modricit që të qëndrojë ende te klubi mbretëror.
Ai ishte i emocionar derisa ishte duke përshendetur tifozët që ishtin në festë./IndeksOnline/