Tifozët i reagojnë klubit të Swanseas – Gabuat që e shitet Celinën, menaxhimi nuk ishte i mirë në klub!

Mesfushori fantastik i Kosovës, Bersant Celina u largua sot nga klubi i Swansea dhe firmosi kontratë të re me skuadrën francez, Dijon.
Pas dy sezoneve me klubin e Swanseas në Championship, ku realizoi 79 paraqitje dhe shënoi 10 gola, Celina sot dhe zyrtarisht u bashkua me Dijonin, shkruan IndeksOnline
Por me të publikuar lajmin për largimin e tij nga Swansea, tifozët e klubit nga Welsi reaguan menjëherë, duke shkruar se Celina e meritonte të qëndronte në skuadër shkaku i magjisë së tij në fushë.
“Jam shumë i zhgënjyer se si lojtari jonë më i mirë u largua, do të na mungoj krijimtaria e tij aq e bukur në fushë, por ai nuk ishte mjaft i qëndrueshëm, prandaj kjo ishte pse ai u shit”, tha një tifoz i Swanseas.
“Jo shumë i saktë, por bëri magji në fushë. Gjithmonë një goditje ose humbje, më shumë kjo e fundit – por kishte pak minuta padyshim që e është e vështirë të përshtateni dhe të gjeni formën. Sidoqoftë, një shërbëtor i madh”, tha një tifoz tjetër.
