Tifozët irlandezë e duan Kosovën, bëjnë shqiponjën me duar!

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është duke u zhvilluar ndeshja Kosovë-Irlandë e Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Për të ndjekur nga afër këtë ndeshje, në stadium janë prezent diku rreth 700 tifozë irlandezë, të cilët kanë marrë rrugën për në Kosovë, raporton Indeksonline.

Ata janë shprehur mjaft të kënaqur me hospitalizimin e tyre në Kosovë, teksa ndeshjen janë duke e parë më shumë si një miqësore.

Ata madje kanë bërë me duar edhe simbolin shqiptar, si shenjë respekti për Kosovën.
Rezultati aktual i ndeshjes ( minuta e 63-të) është 3-1./Indeksonline/
