Tifozët irlandezë shijojnë mikpritjen e “Dardanëve”, të gatshëm për ndeshjen Kosovë-Irlandë e Veriut!

Ndeshja e sontme mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut ka bërë që Prishtina të jetë nikoqire e dhjetëra tifozëve irlandezë.
E, këta të fundit duket se janë duke e shijuar qëndrimin e tyre në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Duke e shoqëruar vizitën e tyre me kafe, birrë dhe miq të rastësishëm, ata po numërojnë minutat deri në fillimin e ndeshjes që po organizohet në kuadër të Ligës së Kombëve.
Tifozët irlandezë kanë vlerësuar mikpritjen e kosovarëve, teksa në rrjete sociale po postojnë edhe fotografi nga kjo mikpritje.
E tillë ishte edhe një në lokalin “Babel” ku tifozët iralndezë vendosen edhe shallet e “Dardanëve” në qafë, teksa fytyrat i kishin të veshura me buzëqeshje.
Ndeshja Kosovë-Irlandë e Veriut do të fillojë në ora 20:45.
Dardanët shpresojnë për fitore, pas disfatës nga Greqia, teksa Irlanda e Veriut gjendet në pozitën e tretë në tabelnë e grupit, me 2 pikë më pak se Kosova./Indeksonline/
