Tifozët italianë pranojnë publikisht humbjen nga Plisat (FOTO)

Mbremjën e së merkurës, tfio grupi ”Plisat”, janë përleshur me tifozët italianë në ndeshjen miqësores mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila u zhvillua në stadiumin “AIR Albania” në Tiranë.
Pas përleshsje, ”Plisat” kanë arritur të marrin një nga trasparentët kryesor, tifozëve italianë, të cilit vinin nga qyteti i Napolit, shkruan IndeksOnlie.

Dy ditë më vonë tifozët italianë e kanë pranuar se kanë humbur luftën ndaj ”Plisave”.
IndeksOnline, ka siguruar një foto ku tifozët e Napolit i kanë dërguar një mesazh anëtarëve të tyre ku e pranojnë humbjen.
Mesazhi i plotë:
Napolil zyrtar për Shqipërinë
“Më mirë trishtimi i një disfate se turpi i të mos luftuarit”
Në jetë betejat fitohen dhe humben: këtë herë kemi humbur, por si gjithmonë LUFTUAR ME KOKË LARTË DHE ME NDER.
Ne do të pèrgjigjemi me fakte. Ne kemi qenë gjithmonë në vijën e parë të frontit, duke luftuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.
Kemi humbur një banderolë dhe, në përputhje me ABC-në e stilit tonë tëjetesës, asnjë flamur tjetër nuk do të shfaqet pas nesh.
Ne do të mbrojmë tringjyrën dhe idetë pavarësisht!”, thuhet në mesazhin e tifozëve të Napolit./IndeksOnline/
