Tifozët janë të shqetësuar për atë që i ndodhi Odegaardit ndaj Man Unitedit
Real Madridi e filloi epokën pa Zinedine Zidanen dhe Cristiano Ronaldon me një sfidë të vështirë në International Champions Cup ndaaj Manchester Unitedit.
”Los Blancos” ende nuk janë kompletuar me lojtarët e formacionit bazë pas pjesëmarrjes së tyre në Kupën e Botës.
Kështu që Julen Lopetegui ka luajtur me lojtarë të rinj nga akademia e klubit, shkruan indeksonline.
Disa nga yjet e skuadrës që u paraqitën mbrëmë ishin Gareth Bale dhe Karim Benzema.
Në vend të Gareth Bale, Lopetegui inkuadroi Martin Odegaard.
Odegaard, një tinejxher, i cili debutoi për Norvegjinë si 15-vjeçar, ka bërë 43 paraqitje për klubet holandeze, duke shënuar 4 gola.
Por, kishte një shqetësim për të nga tifozët. Pse? Sepse ai ishte lojtari i vetëm i Julen Lopeteguit, i cili e inkuadroi Odegaardin dhe e largoi më pas para se të mbaronte ndeshja.
Me siguri ka qenë me siguri i frustruar nga vendimi i trajnerit të ri të Real Madridit./IndeksOnline/