75 Mall Live Search
11:31 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / C E

Tifozët janë tronditur kur mësuan se ky lojtar i futbollit amerikan është vetëm 12 vjeç

Tifozët nuk po mund të pajtohen me faktin që lojtari i futbollit amerikan, Jeremiah Johnson i ka vetëm 12 vjet.

Vikendin e kaluar, Johnsonit iu dha çmimi MVP për grupmoshat U12, në Kampionatin e të Rinjve në Miami, sidoqoftë njerëzit nuk po mund ta besojnë se ai është 12 vjeçar.

Pamja e yllit të ri të futbollit amerikan është shumë përtej moshës së tij. Ai ka mustaqe dhe gjithashtu duket se ka shumë tatuazhe në krahun e djathtë. Në përgjithësi, ai duket se është shumë më i madh se një moshatar i tij.

Më poshtë mund ta gjeni një video të Johnson duke e konfirmuar se mosha e tij është 12 vjeç.