75 Mall Live Search
11:09 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / L A

Tifozët kapin një detaj të Arda Gulerit, i shihet një glukometër

Reali arriti një fitore dominuese ndaj Monacos.

Fitorja 6-1, tregoi dhe njëherë se janë në listën e favoritëve për këtë edicion, ndonëse kishin pasur problem rrënjësore.

Gjatë festimit të golit, tifozët kanë kapur një detaj të futbollistit turk, Arda Guler ku shihet të mbajë diçka në krahë.

Aty shihej një glukometër, pajisje kjo që i vendoset njerëzve që janë me diabetë.

Tifozët madrilen, në X shkruajtën rreth kësaj duke vënë dyshimet se turku mund dhe të jetë me diabet.

Guler, pati një paraqitje solide me Realin duke treguar dhe njëherë formën dhe shkëlqimin e tij./IndeksOnline/