10:08 / E Martë, 05 Korrik 2022 / C E

Tifozët kërkojnë largimin e Piques

Dita e parë e punës pas kthimit nga pushimet nuk ka qenë shumë e këndshme për mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique.

Pas disa javësh të shoqëruar nga debate si pasojë e një fundsezoni problematik dhe më pas ndarjes nga Shakira, spanjolli vazhdon të mos gjejë qetësi.

Këtë herë ai është vënë nën shënjestrën e tifozëve të Barcelonës.

Një grup tifozësh të Barcelonës kanë qenë të pranishëm në qendrën stërvitore të klubit në ditën e parë të përgatitjeve për sezonin e ri.

Nëse për lojtarët e tjerë ka pasur një pritje miqësore, ndryshe ka ndodhur me Piquen. Tifozët e kanë kontestuar mbrojtësin, teksa nuk kanë munguar thirrjet: Pique, tërhiqu nga futbolli!