75 Mall Live Search
12:33 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / G T

Tifozët kërkojnë qëndrimin e tij, Oscar nis të qante para tyre

Futbollisti i njohur brazilian, Oscar do të largohet nga futbolli kinez pas shumë se tetë vjetësh.

Oscar zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Shanghai Port, shkruan Indeksonline

Mesfushori pas ndeshjes u emocionua shumë dhe nisi të qante, pasi tifozët kërkonin qëndrimin e tij.

Oscar nuk i mbante dot lotët, duke treguar dashurinë e madhe që kishte për ekipin kinez.

Ai ishte transferuar në vitin 2017 në Kinë nga skuadra e Chelsea për 68 milionë euro, duke marrë një pagë prej 20 milionë eurove në vit./Indeksonline/