19:24 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tifozët kroat arrestohen në Serbi, masa drastike ndaj tyre

Gjashtë tifozë kroat janë kapur duke vjedhur në një karburant në Serbi ndërsa ishin duke udhëtuar drejt Bullgarisë për të parë një ndeshje futbolli.

Tifozët e Hajduk Split u arrestuan javën e kaluar pasi kishin vjedhur nga karburanti, birra, cigare dhe lodra, ndërsa ishin nisur për të parë një ndeshje kualifikuese të UEFA Europa League kundër Slavia Sofjes.

Mediat serbe gjithashtu treguan fotot e emrit të grupit të tifozëve, Torcida, të shkruar në një mur në stacionin e gazit së bashku me një shenjë “U” të lidhur me luftëtarët pro-nazistë “Ustasha” të Luftës së Dytë Botërore.

Për këto veprime, shteti serb mori masa drastike ndaj tyre, duke i dënuar ata me 3 vite për të mos shkelur në territorin serb.

Gjithashtu, policia arrestoi dhe 28 tifozë të tjerë. Prej tyre14 mbështetës morën dënime 15-ditore dhe ndalime një-vjeçare, ndërsa të tjerët u gjobitën.