75 Mall Live Search
08:43 / E Premte, 21 Mars 2025 / G T

Tifozët Kuq e Zi: Edhe pse FSHF-ja nuk na do, ne do jemi në Londër sonte!

Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen e parë para-kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Anglisë në stadiumin “Wembley”.

Tifozët Kuq e Zi përmes rrjeteve sociale kanë treguar se do jenë të pranishëm edhe në stadiumin e Londrës, shkruan Indeksonline

“Të dashur anëtarë. Pavarësisht dëshirës së federatës për mosprezencën tonë në stadium, ne do jemi edhe në Londër.”, shkruhet në postimin e tifozëve

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Postimi i plotë: