75 Mall Live Search
12:07 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / G T

Tifozët “Kuq e zi” tregojnë vendtakimin në Dortmund: Atmosfera nis nga ora 14:00

Tifozët “Kuq e Zi” përmes rrjeteve sociale kanë treguar vendtakimin në Dortmund të Gjermanisë.

Përmes rrjeteve sociale, tifozët kanë kërkuar që të gjithë të pranishmit të mblidhen në adresën “Rittershausstrasse” 44137, shkruan Indeksonline

“Atmosfera para ndeshjes do të nisë që në orën 14:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në orën 17:15 nga Möllerbrücke”, shkruhet në njoftimin e tifozëve

Kujtojmë se ndeshja e parë e Shqipërisë zhvillohet të shtunën kundër Italisë nga ora 21:00./Indeksonline/