23:46 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / G T

“Tifozët më të bukur në botë”, Berat Gjimshiti: Ishte ndeshje e mirë, por nuk bëm mjaftueshëm!

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Euro 2024 ndaj Italisë me rezultatin 1:2.

Pas ndeshjes, për Klan HD – kapiteni Berat Gjimshiti tha se paraqitja ishte e mirë, por jo aq e mirë sa ishin përgatitur, shkruan Indeksonline

“Besoj se performanca ishte ok, por jo aq e mirë sa e kemi dashur dhe e kemi përgatitur. Ka gjëra me përmirësuar, sidomos që i kemi lënë shumë zona Italisë. Nuk ke shumë kohë, pas 4 ditësh luan kundër Kroacisë dhe të besosh t’i bësh ndeshje të mirë dhe t’i marrësh pikë.

“Sigurisht që gjëja më pozitive e kësaj nate është se kemi ndejt deri në fund në lojë. Duhet eksperiencë, punë, nuk është aq e thjesht kundër kombëtareve të mëdha kështu që kanë kualitet, duhet të përballosh presionin dhe t’i bësh dëm sepse kështu ishte pak e thjesht për atë.

“Për fazën difensive nuk është që kemi punuar keq. Pas pjesës parë thashë kanë munguar faullat, duhet t’i bësh këto dhe jo vetëm futboll të bukur se kishin vetëbesim për 2 golat që shënuan.

“Ka disa gjëra që thashë, me ndërpre ritmin e kundërshtarin, gjithë skuadra që ka zbrit poshtë dhe duhet me hy pak më lart dhe me bë presion te kundërshtari. Nuk kemi kohë, por besoj në ditët e sotme me video që i kemi mundësitë, do të jetë pak më e thjesht.

“Besoj se tifozëria më e bukur në botë, nuk ka fjalë. Dua t’i falenderojë për mbështetjen sot, shpresoj të jenë dhe në 2 ndeshjet e ardhshme. Është motivim që t’i befasojmë të gjithë në 2 ndeshjet e fundit”, u shpreh Gjimshiti

Kujtojmë që tani, Shqipëria dhe Kroacia janë të vetmit pa pikë në Grupin B, kurse Spanja dhe Italia kryesojnë me nga tri pikë./Indeksonline/