75 Mall Live Search
14:29 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tifozët përgjakin gjyqtarin e ndeshjes Vushtrria – Gjilani

Po zhvillohet ndeshja e xhiros së 14-të të Superligës në mes të Vushtrrisë dhe Gjilanit.

Tifozët vendas kanë gjuajtur me mjete të forta dhe kanë goditur gjyqtarin e katërt, shkruan Indeksonline.

Një shkrepës e gjuajtur e ka përgjakur në kokë gjyqtarin Burim Jahmurataj.

Ai menjëherë ka marrë ndihmën mjekësore, derisa është urdhëruar zbrazja e stadiumit.

Në javët e fundit janë përsëritur rastet kur janë sulmuar gjyqtarët. /IndeksOnline/