20:11 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / MSH

Tifozët serbë sulmojnë shqiptarët, para fillimit të ndeshjes Serbi-Zvicër (VIDEO)

Disa tifozë serbë janë konfrontuar me tifozët shqiptarë, në hyrje të stadiumit 974 – Ras Abu Aboud.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku tifozët serbë së pari ofendojnë tifozët shqiptarë, e më pas edhe i godasin ata.

Në anën tjetër, tifozët shqiptarë mundohen të ruajnë gjakftohtësinë.

Pak më herët u raportua se tifozëve u janë konfiskuar flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

Indeksonline ju sjell pamje: