75 Mall Live Search
13:03 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / G T

Tifozët shqiptarë dhe kroatë duke kaluar momente fantastike para ndeshjes, i publikon edhe UEFA

Kanë mbetur më pak se dy orë deri në fillim të ndeshjes më interesante të ditës, ajo mes Shqipërisë dhe Kroacisë në Euro 2024.

Tashmë shumë tifozë kanë mbushur rrugët e Hamburgut, shkruan Indeksonline

Madje UEFA po çuditet për miqësinë që po e tregojnë tifozët shqiptarë me ata kroatë.

Po kërcejnë, po vallëzojnë së bashku – vërtetë pamje interesante nga Hamburgu.

Kujtojmë që ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë zhvillohet nga ora 15:00./Indeksonline/