Tifozët shqiptarë ”pushtojnë” Andorrën, festojnë me flamujë e plisa
Kombëtarja e Shqipërisë sonte përballet me Andorrën, në kualifikueset e Kupës së Botës.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Encamp’, Andorra, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.
Stadiumi ka një kapacitet prej 5100 ulsëve por si duket do të ketë më së shumti tifozë shqiptar.
Në videot të cilat o qarkullojnë në rrjetet sociale, kuqezinjtë kanë ”pushtuar” Andorrën, ku kanë nisur të festojnë me flamuj shqiptar e me plisa në kokë.
Sipas raportimeve, do të jenë rreth 3000 tifozë shqiptar në stadium./IndeksOnline/

