16:06 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / G T

Tifozët shqiptarë “pushtojnë” Dortmundin, festë e madhe para ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë sonte nis aventurën e Euro 2024, ku si kundërshtar do ta ketë Italinë në stadiumin “Iduna Park”.

Një atmosferë fantastike ka filluar të mbretërojë në qytetin gjerman, shkruan Indeksonline

Një numër i madh tifozësh shqiptarë tashmë kanë udhëtuar drejt Dortmundit për ta shikuar këtë ndeshje.

Edhe pse ka kohë deri në fillim të takimit, shqiptarët nuk ndalen duke kënduar, e kërcyer.

Kujtojmë që ndeshja fillon nga ora 21:00 në stadiumin e klubit nga Bundesliga, Borussia Dortmund./Indeksonline/