75 Mall Live Search
20:35 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tifozët sillen rreth stadiumit ”Fadil Vokrri”, nuk arritën të gjejnë bileta para ndeshjes

Kanë kaluar rreth gjysmë ore lojë në Superkupën e Kosovës në futboll mes Dritës dhe Prishtinës.

Rezultati është ende i barabartë, 0-0, pavarsisht rasteve të shpeshta, sidomos të Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Pak orë para fillimit të ndeshjes u shitën të gjitha biletat, megjithatë kërkesat ishin të mëdha edhe pasi shitja e biletave ndaloi.

Por, kishte raste që edhe të ”tregut të zi”, kur bileta e çmimit 2 euro, është shitur për 20 euro.

Dhe ata tifozë të cilët nuk kanë mundur të futen brenda në stadium, janë duke u sillur përreth tij./IndeksOnline/