75 Mall Live Search
10:46 / E Shtunë, 17 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Tifozët sulmojnë portierin e skuadrës ku luan Valon Berisha, e gjakosin (Video)

Derbi i Melburnit në Australi është kthyer në një skandal të vërtetë.Porteri Tom Glover është sulmuar brutalisht nga tifozët e skuadrës së Melbourne Victory.

Rezultati në ato momente ishte 1 me 0, me tifozët që u futen në fushë dhe sulmuan me sende të forta portierin kundërshtar.

Ndeshje është pezulluar, me portierin që doli i gjakosur dhe i tronditur nga ndeshja.

Duhet cekur që reprezentuesi kosovar, Valon Berisha ishte titulluar tek skuadra e Melbourne City në këtë takim.