75 Mall Live Search
09:14 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / G T

Tifozët të pakënaqur me Gareth Southgate, mbrëmë e gjuajtën me gota të plastikes

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të Euro 2024.

Mbrëmë barazoi pa gola, 0:0 ndaj Sllovenisë – ku ishte një ndeshje me pak raste dhe shumë e kritikuar nga njohësit e futbollit, shkruan Indeksonline

Tifozët e mendojnë se problemi kryesor është te trajneri, Gareth Southgate – të cilin e gjuajtën me gota të plastikës pas ndeshjes.

“Nuk kam parë një ekipi të kualifikohet dhe të marrë kritika të tilla. Jam krenar me lojtarët se si po veprojnë brenda fushës”, u përgjigj kritikuesve trajneri Southgate

Kujtojmë që Kombëtarja e Anglisë pritet të luaj ndaj Holandës në rrethin e 1/16 së finaleve në Euro 2024./Indeksonline/