75 Mall Live Search
10:21 / E Premte, 11 Prill 2025 / G T

Tifozët votuan, këtë trajner e duan te Dinamo Zagrebi

Skuadra e njohur nga Kroacia, Dinamo Zagreb është në kërkim të një trajneri të ri.

Pak ditë më parë, Dinamo shkarkoi nga detyra legjendën italiane, Fabio Cannavaron, shkruan Indeksonline

Tashmë, tifozët e klubit e dëshirojnë një trajner vendor dhe në faqen e njohur të sportit “index.hr” është votuar për përferencat.

Tifozët kanë votuar për Zeljko Sopiqin, mbi 36% ishin pro emërimit të Sopiqit si trajner i Dinamos.

Sopiq aktualisht është trajner në Poloni te ekipi i Widzwe Lodz, ku ka kontratë deri në vitin 2027.

50-vjeçari ka qenë trajner i Dinamos vetëm tri ndeshje gjatë vitit 2016.

Kurse gjatë karrierës, menaxhoi klubet, si: Sabah, Al-Ain, HNK Gorica dhe HNK Rijeka./Indeksonline/