75 Mall Live Search
23:58 / E Premte, 27 Tetor 2023 / Gj. Sh

Tifozëve të Interit i’u dështon plani kundër Lukakut

Tifozëve të Interit i’u ka dështuar plani i përgatitur ndaj Romelu Lukakut.

Zikaltërit do të përballen të dielën në orën 19:00 ndaj skuadrës së Romës, shkruan IndeksOnline.

Tifogrupi “Curva Nord” kishte paralajmëruan shumë më herët se do të fishkëllejnë me bilbila sulmuesin belg, për ”tradhëtinë” që i’a bëri në afatin kalimtar veror.

Por ky plan ka dështuar, pasi tifozët e Interit kanë njoftuar se ata janë ndaluar t’i përdorin bilbilat për këtë ndeshje.

“Ultrasit” nga qyteti i modës kanë reaguar ashpër kundër këtij vendimi, duke thënë se ligji nuk është i njëjtë për të gjithë.

“Edhe më shumë abuzim. Bilbili i ndaluar!!! 10,000 në Firence ishte ok dy vjet më parë. Ligji nuk është i njëjtë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e tyre./IndeksOnline/