75 Mall Live Search
21:25 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tifozi anglez ia premton pikët Kosovës në Eurovision

Ballinat e gazetave sportive dhe më tutje janë mbushur me lajme për Kosovën.

Kjo si shkak i pritjes së jashtëzakonshme që Kosova i bëri kombëtares angleze dhe jo vetëm stafit e lojtarëve por edhe tifozëve të cilët lavdëruan Kosovën dhe njerëzit e saj në cdo rrjet të mundshëm social.

E një tifoz anglez tha se Kosova pas gjithë kësaj do marrë pikë nga ai në kontestin e Eurovisionit, i tilli nuk ishte në dijeni që Kosova nuk merr ende pjesë në këtë kompeticion, por gjithsesi vlen të respektohet për zemërgjerësinë.

/Indeksonline/