Një tifoz anglez s’e siguron biletën, i duhet ta shikojë ndeshjen në kafenetë e Prishtinës
Ndeshja midis Kosovës dhe Anglisë po del të jetë me interes të lartë edhe për qytetarët anglezë.
3.100 kërkesa ishin regjistruar për ta ndjekur nga afër duelin, ndërsa vetëm 630 do të pranohen, duke refuzuar shumicën prej tyre.
Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe një tifozi anglez, të ciliu iu ka refuzuar kërkesa për një biletë dhe tashti ndeshjen do ta shikojë në ndonjë kafene të Prishtinës, raporton Indeksonline.
“Do të udhëtojë nëpër 3 vende për 4 ditë për të përfunduar i ulur në ndonjë bar të Prishtinës për ta shikuar ndeshjen” , u shpreh tifozi i zemëruar në Twitter./Indeksonline/
