Tifozi anglez që ‘ia pa sherrin’ ndeshjes Kosovë-Angli

Një tifoz anglez është duke u përballur përsëri me drejtësinë, pasi që ai nuk kishte dorëzuar pasaportën e tij para ndeshjes Kosovë-Angli.
David Oppitz ishte xhiruar vitin e kaluar, duke e goditur futbollistin e Sunderlandin, Luke O’Nien, në një ndeshje të ‘play-offit’ të zhvilluar në maj të vitit të kaluar.
Ndaj tij më pas ishte dhënë urdhëri për ndalim në ndeshjet e futbollit, pasi që ai kishte përdorur gjuhë abuzive ndaj një femre, e cili po mundohej ta shoqëronte atë jashtë fushës, pas incidentit, shkruan ‘portsmouth.co.uk’.
51 vjeçari ka pranuar se nuk ka dorëzuar pasaportën e tij më datë 13 nëntor të vitit të kaluar, teksa Anglia mundi Kosovën 0-4 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ më 17 nëntor.
Ndaj David Oppitz ishte marrë vendim që të dorëzonte pasaportën e tij sa herë që Anglia luan jashtë vendit, por kjo nuk kishte ndodhur edhe me ndeshjen ndaj Kosovës.
Kësisoj, tifozi i skuadrës së Portsmouthit është përsëri në gjyq, pasi që nuk kishte arritur të dorëzonte pasaportën para ndeshjes Angli-Kosovë.